E hënë, 21 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sërish përleshje midis Pakistanit dhe Indisë në Kashmir

Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

 

Ushtria e Pakistanit tha se disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën.

 

Reklamë

Ushtria pakistaneze po ashtu tha se “u përgjigj në mënyrë efektive” pas sulmeve të Indisë me mortaja në qytetin kufitar Rakçakri, i cili ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

 

Zyrtarët indianë nuk i komentuan raportet nga Pakistani.

 

Viktimat e fundit vijnë pasi në muajin shkurt, një sulm vetëvrasës la të vrarë 40 ushtarë indianë në Kashmir – pjesën e administruar nga India.

 

Kjo e nxiti Indinë të kryejë një sulm ajror brenda Pakistanit, duke shënjestruar, siç tha, militantët përgjegjës për sulmin vetëvrasës.

 

Edhe Pakistani, edhe India – dy vende që posedojnë armë bërthamore – kontrollojnë pjesë të Kashmirit.

 

Dy fqinjët kanë një histori të marrëdhënieve të hidhura që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në vitin 1947./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë