Subscribe

Një ditë pas letrës së ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar deputetëve për miratimin e reformës në drejtësi, negociatat mes palëve vijojnë. Kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj pohoi se edhe pse në distancë, palët mbajnë kontakte për mundësinë e gjetjes së një formule kompromisi. Për mediat Xhafaj pohoi se zyrtarisht opozitës i janë dërguar dy propozime të reja. Propozimin që lidershipi demokrat pohoi pak ditë më parë se i ka dërguar mazhorancës, si pikë që mund të bashkojë mazhorancën dhe opozitës, Xhafaj tha se nuk e ka marrë. Mëngjesin e së premtes kreu i Komisionit për reformën në drejtësi zhvilloi një takim me ambasadorin Lu. Fatmir Xhafajt ruajti konfidencialitetin e bisedës, por gazetarëve u kërkoi që letra që ambasadori i ka dërguar deputetëve të lexohet drejt. Në mbledhjen e radhës së Komisionit, ku opozita mungoi sërish, u diskutua mbi projektligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *