Ndërsa bombardimet ne qytetin e Alepos u kane marre jeten dhjetëra civileve gjate orëve te fundit, diplomacia ndërkombëtare eshte vene ne lëvizje per arritjen e nje armëpushimi te ri ne Siri. SHBA, Rusia dhe vende te tjera qe kane ndikim ne konfliktin sirian do te takohen diten e shtune ne Luzane te Zvicrës per bisedime, qe do te kene ne fokus krizën siriane. Ministria e Jashtme ruse konfirmoi kete te mërkure përmes nje deklarate se ministrat e Jashtëm do te takohen per te diskutuar hapat qe do te ndërmerren per te ndalur luftimet. Me herët, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Larvrov ne nje interviste per CNN nga Moska, tha se pervec Rusise dhe SHBA, bisedimet duhet te përfshijnë edhe Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin.

“Ne duhet te kemi nje diskutim praktik te ngushte dhe jo nje tjeter te ngjashëm me debatin ne Asamblene e Përgjithshme te OKB-se. Shpresojmë ne nje dialog serioz te mbështetur tek parimet e marrëveshjes qe arritem per armëpushimin, qe u mbështet gjerësisht, por qe nuk u zbatua”.

Bisedimet do te zhvillohen ne nje kohe qe presioni ndaj Rusise per vrasjen e qindra civileve ne Siri eshte rritur, por Moska është kundërpërgjigjur duke thënë se objektivi i saj jane vetëm terroristet. Ajo kritikoi SHBA se nuk eshte angazhuar qe sipas marrëveshjes te veçoje luftëtaret ekstremiste nga fraksionet rebele te moderuara. Megjithatë, diplomatet perëndimore kane akuzuar Rusinë dhe presidentin sirian Bashar Al Assad per krime lufte ne Alepo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *