Një gomone me gati 600 kg marijuanë u sekuestrua në brigjet e Barit, pas lokalizimit të bërë mjetit nga njësitë e Guardia Di Finanza. Autoritetet italiane kane arrestuar edhe dy skafistet shqiptare te moshës 26 dhe 35 vjeç. Ata kanë pretenduar se kishin mbetur në det prej ditësh, për shkak të një avarie në motor. Por, rojet bregdetare italiane gjetën në ujë lëndën narkotike të vendosur në 21 pako. Besohet se skafistët e kanë hedhur marijuanën në det, sapo i kanë parë rojet italiane të afroheshin. Gomonia 10 metra e gjatë, me dy motorë të fuqishëm, u sekuestrua, ndërsa të ndaluarit tashmë përballen me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *