Jurgest Luzi, 24 vjeç dhe Skënder Vata, 27 vjeç, u arrestuan ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “California”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas njoftimit të uniformave blu, dy të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Mesa duket trafikimi i drogës me postë është kthyer në një trend të ri kohët e fundit.

Më 20 mars, policia arrestoi 27-vjeçarin lir Sefa, banues në Tiranë, ndërsa shpalli në kërkim një 21-vjeçar.

Agjentët e antidrogës sekuestruan 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, që u trafikua përmes kutive postare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *