Napoli mundi Xhenoan 1-0 ne takimin e vlefshëm per javën e 29 te serisë A, duke ju afruar Juventus me keta te fundit gjithmonë ne vend te pare, por tashme me vetëm 2 pike avantazh. Nje gare mjaft e komplikuar ne San Paolo per skuadrën e teknikut Sari përballe nje skuadre qe ju kundërpërgjigj ne mënyrën me te mire. Te zotet e shtëpisë paten nje rast te mire ne minutën e 40 me Allan, ndërsa 4 minuta me vone Insigne u ndalua nga shtylla. I njëjti fat per Mertens me fillimin e pjesës se dyte, ndërsa goli i vetëm do te vinte vetëm ne minutën e 73 pas nje goditje me koke te Albiol, duke bere te shpërtheje festa ne San Paolo. Për spanjollin ky ishte goli i pare qe nga 10 janari i vitit 2016. Ndërkohe ne sfidën tjetër me Olimpiko, Lacio u bllokua ne shtëpi 1-1  me Bolonjen. Ishin miqtë qe gjeten rrjetën qe ne minutën e 3 me Verdi qe surprizoi portierin Strakosha. Lucas Leiva ktheu gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 16 pas nje pasimi te Luis Alberto. Një barazim i dhimbshëm per skuadrën e teknikut Incagi qe tashme zbret ne vendin e 5 ne renditjen e përgjithshme, 1 pike larg Inter me keta te fundit qe tashme futen ne zonën champions per sezonin e ardhshëm.

 

Derbi me emrin Olimpik i takon Lionit ne France. Ne javën e 30 te Ligue 1, Lion fitoi 3-2 ne Velodrom ndaj Marsejës, duke ju afruar me dy pike këtyre te fundit ne luftën per nje vend ne champions sezonin e ardhshëm. Rolando kaloi vendasit ne avantazh  ne minutën e 31, por Rami 3 minuta nga fundi i pjesës se pare shënoi autogol ne portën e tij, duke barazuar shifrat. Me fillimin e pjesës se dyte Lion kaloi per here te pare ne avantazh me Auar. Pas inkursioneve te vazhdueshme Marseja gjeti golin e barazimit ne minutën e 84 me grekun Mitroglu. Atëherë kur takimi u duk se do te përfundonte ne barazim edhe njëherë Memfis Depai ishte ai qe i dhuron tre piket Lionit, kur ne minutën e 90 shënoi golin e trete per skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *