Juventus  është i vetmi ekip më pretendime te mëdha që e ka nisur jo si duhet sezonin e ri në kampionatin Italian.

Bardhezinjte nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2 ne transfrerte kundër Udineses në Friuli. Një rezultat që natyrisht nuk kënaq pritshmërite e trajneri Allegri ndonëse është vetëm ndeshja e parë dhe Juventus duhet të kolaudohet dhe do të ketë të tregoje aftësite e veta reale në vazhdimësi.

Shqetësimi i vetëm i madh mbetet Ronaldo i cili luajti vetëm në fraksionin e fundit të takimit pasi është përgatitur gjatë këtyre javeve me idene se mund të largohej, pavarësisht se drejtuesit bardhezi thonë të kundërtën.

Sa I takon kronikes, “Zonja e Vjeter” krijoi përshtypjen në phjesën ë parë se nuk do ta kishte aspak të vështirë pasi realizpoi dy herë me Dibalen dhe Kuadradon.

Mirëpo në pjesën e dytë një gabim I Sheznit I dha mundësi Perreires nga pika e bardhe e penalltise të shkurtonte shifrat, ndërsa goli I barazimit shënuar nga Delofou ishte një gafë edhe më e rëndë nga portiere polak.

Goli i Ronaldos në shtesë u anullua për një pozicion jashtë loje milimetrik qe mund ti kishte dhene fitoren miqve.

Kjo ndeshje u transmetua ekskluzivisht në TRING.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *