Kampionati Italian luan sonte në mbrëmje ndeshjet e para të javës së dytë. Spikat më së shumti dueli mes Hellas Verona dhe Interit, ndeshja e cila do të luhet në orën 20 e 45 dhe do transmetohet ekskluzivisht në platformen Tring. Zikaltrit duan fitoren e dytë radhazi, pasi e nisën sezonin e ri me një goleade 4 me 0 kundër Xhenoves. Ndryshe nga javët e para të merkatos, ku Inter humbi xhevahire si Lukaku dhe Hakimi, së fundmi Inter ka qënë në offensive pasi ka bere blerje te rëndësishme për të plotësuar boshlleqet. Kështu vec Calhanolu, Xhekos dhe Dumfries, kampionet e Italisë kanë bërë një tjetër godityje së fundmi, duke marrë Correan nga Lazio, një lojtar I cili qetëson ndjeshëm Inzagi dhe I jep mundesi trajnerit të ketë në dispocion disa alternative sidomos në një sezon të gjatë dhe impenjativb edhe ne Europe. Sonte kundër Hellas Verona, Correa do të jetë menjehere në stol. Dilema më e madhe e Interit është nëse në krah të Xhekos do të jetë Lautaro Martinez apo Sensi, ndonëse argjentinasi është më I avantazhuar. Në të djathtë Dumfries nuk është ende gati, ndaj do të luajë Darmian nga minuta e parë. Nga ana tjetër vendasit u mposhtën 2 me 3 në takimin e parë nga Sasuolo dhe shpresojne që të marrin sonte pikët e para në kampionat. Tek veronezet ka sjell entuziazem blear e Xhovani Simeones, I cili do të jetë I gatshëm kundër Interit ndonëse do ta nisë nga stoli, pasi titullar do të jenë Kalinic, Xakanji dhe Barak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *