Vazhdon marshimi i Milan drejt nje vendi per ne kupat e europes sezonin e ardhshëm. Ne javën e 26 te serisë A kuqezinjtë fituan ne nje fushe te vështire si Olimpiko 2-0 ndaj Romes duke u ngjitur ne kuotën e 44 pikëve. Pas nje pjese te pare pa gola ishte Kutrone qe zhbllokoi shifrat qe ne minutën e 48. Vendasit pa rritur te rrezikojnë seriozisht ne portën e Donarumes, ndërkohe qe njeriu qe vulosi rezultatin ishte Kalabria ne minutën e 74.

 

Nje tjetër skuadër e impenjuar ne Uefa Champions League, Sevilja pësoi nje rezultat te papritur 2-5 ne javën e 25 te La Liga, ne Ramon Sanchez Pizuan përballe Atletikos se Madridit qe me kete fitore çimentoi vendin e dyte ne renditje. Një takim qe nuk u vu per asnjë çast ne diskutim nga skuadra e Simeones qe e mbylli pjesën e pare 2-0 me gola te Diego Costa dhe Grizman. Sulmuesi francez realizoi golin e trete me fillimin e pjesës se dyte, Coce gjeti rrjetën ne minutën e 65 ndërsa përsëri Antuan Grizman la shenje 9 minuta nga fundi. Golat per andaluzet u realizuan ne harkun kohor te 4 minutave ne fund me protagonist Pablo Sarabia dhe Nolito, te cilët ngushtuan diferencën duke zbehur disi humbjen e thelle ne ketë mbrëmje.

 

Paris Sg e rriti distancën me 14 pike ne krye te renditjes teksa shpartalloi Marsejën 3-0 ne Park De Princ ne javën e 27 te kampionatit francez. Një ndeshje pa shume problem per kampionet ne fuqi te cilët zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 10 me Kilian Mbape. Presioni i parisienëve solli dyfishimin e shifrave ne minutën e 28 kur Rolando shkaktoi autogol ne portën e tij ndërsa ne pjesen e dyte mendoi Edinson Cavani per te thelluar rezultatin kur ne minutën e 55 mposhti portierin kundërshtar. Pas kesaj humbjeje Marseja vazhdon te qëndroje ne vend te trete, 2 pike larg Monakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *