E premte, 25 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Serie A/ Inter përmbys Fiorentinën dhe ngjitet në krye

Një Inter me dy fytyra. Zikaltërit e Milanos ja dolën të mundin Fiorentinën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të kampionatit italian.

Një sfidë emocionuese e transmetuar ekskluzivisht në platformën Tring erdhi me dy tablo për Interin. Pjesa e parë ishte për tu harruar sa më shpejt nga kampionët  e Italisë që panë vetën disa herë në rrezik ndërsa heroi i tyre ishte padyshim guardian Handanovic.

Megjithatë pas shumë tentativash , vendasit  zhbllokuan rezultatin me Sotill. Në pjesën e dytë u pa një Inter tërësisht ndryshe,  më agresiv dhe më i rrezikshëm para portës . Një aksion i bukur i barelës dhe Matteo Darmian u finalizua nga ky i fundit dhe në fushë u vu sërish baraspesha.

Një gol që i dha zemër skuadrës së Inzaghit e cila dy minuta më vonë shënoi dhe golin e përmbysjes me  Edin Xheko.

Reklamë

Shpresat u shuan dhe më shumë për Fiorentinën   kur Gonzales la skuadran me 10 lojtarë  për shkak të protestave duke u  ndëshkuar me dy kartona të verdhë njëri pas tjetrit . Pak para fundit, ishte Perisic që më golin e tij i dha goditjen finale vendasve dhe mbylli gjithçka me shifrat 3-1.

Me kete fitore, Inter mban perkohesisht e vetme vendin e pare me 13 pike, por Milan dhe Napoli kane shansin ta kapin ose te parakalojne.

Vazhdo të lexosh

Reklamë