Seria e vrasjeve në Shkodër, vetëdorëzohet vjehrri i Fatbardh Licit

Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit që u vra në 10 gusht të 2018-ës në Shkodër, është vetëdorëzuar në polici.
Katër ditë më parë Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për Remzi Kullin në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në fshatin Luarës në një banesë të braktisur.
Mësohet se Remzi Kulli ka pranuar që I ka pasur ai armët dhe se I ka çuar në banesën e braktisur 10 ditë përpara se të vritej dhendri I tij, Fatbardh Lici.
Ai ka deklaruar se i ka çuar armët së bashku me dhëndërin e tij.
Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion me qëllim kapjen e autorëve.
Gjatë aksionit policia gjeti në banesën e Gëzim Selës, I cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Sela është vjehrri I Ibrahim Licit I cili është shpallur në kërkim si autor I vrasjes së dy vëllezërve Bilali.




