E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Sergio Ramos hedh poshtë spekulimet: Qëdroj tek Reali

Ilustrim · Vizion Plus

Sergio Ramos shpreh dashuri të përjetshme për Realin e Madridit. Kapiteni i Los Blancos, pas ditë të vazhdueshme spekulimesh ku u tha se mund të largohej me destinacion Kinën, ka qartësuar gjithcka duke i dhënë garanci tifozëve se Reali do të mbetet Real. 33-vjecari, kampion absolut në të gjitha kompeticionet e niveleve të larta, ka theksuar për mediat se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu. Ramos ka këmbëngulur se nuk ka kërkuar kurrë lëvizjen, edhe pse pak ditë më pare vetë presidenti Florentino Perez tha se kishte patur një bisedë me të, ku Ramos sipas Perezit i kishte kërkuar që të lëvizte.

 

33-vjecari ka deklaruar dëshirën për ta mbyllur karrierën në Bernabeu dhe se për ta realizuar këtë dëshirë është i gatshëm të luajë edhe gratis. “Kur të largohem do të largohem duke qenë fitimtar dhe do ta bëj nga porta kryesore jo nga ajo e pasme” ka thënë Ramos duke nënkuptuar se kjo cështje është e mbyllur përfundimisht. Kapiteni i Los Blancos ka hequr edhe një tjetër gur nga këpucët duke thënë se e gjithë kjo deklaratë nuk është strategji për të ripërtërirë kontratën, por vetëm për të saktësuar situatën që nuk i ka pëlqyer aspak me spekulimet e pafundme që janë thënë. Ramos ka 14 vite në Madrid. Ai ka luajtur mbi 650 ndeshje me Los Blancos dhe është ndër të vetmit mbrojtës që ka realizuar mbi 100 gola në karrierën e tij./ Tring

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh