E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sergio Matarella: Jo mbylljes së kufijve

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i shtetit italian Sergio Mattarella i është përgjigjur qëndrimit të Vjenës zyrtare, se nëse Gjermania vendos kampe në kufi me Austrinë, kjo e fundit do ti ktheje refugjatët në Itali e Slloveni.

 

Presidenti italian ka deklaruar se numri i refugjatëve është ulur dhe problemi duhet të përballohet me maturi.

 

Nga mesi i vitit 2017 deri në mesin e vitit 2018, të ardhurit përmes Mesdheut në Itali kanë rënë me 85%, presioni është ulur dhe kjo duhet t’i takojë të gjitha qeverive, si përgjegjësi e tyre, racionalitetin pa emocionalizëm. Duke folur për të mbyllur kufijtë, nuk është racionale, por i përgjigjet emocionalitetit.

 

Përgjegjësia politike kërkon racionalitet dhe qeverisje të përbashkët të fenomenit. Kjo gjë është e mundur dhe ky është detyrim.

 

Në këtë mënyrë presidenti u jep një përgjigje dhe politikanëve ekstremistë italianë të cilët duan të frenojnë flukset migratore.

 

Presidenti Matarella i bëri këto deklarata gjatë një vizite zyrtare në Estoni.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh