Trajneri i Malit Alain Giresse ka falenderuar mbrojtësin e Paris Saint-Germain Aurier, i cili njihet për problemet e tij me policinë, për ndihmën që i ka dhënë sulmuesit Moussa Doumbia gjatë kualifikueseve të botës në Afrikë. Doumbia kishte gëlltitur gjuhën, dhe në atë moment Serge Aurier bashkë me një nga lojtarët e tjerë iu afruan dhe arritën t’ia tërhiqnin gjuhen duke i shpetuar jeten.
”Ishte një veprim i mrekullueshëm i Aurier, fola me të dhe e falenderova për gjakftohtësinë”, tha trajneri i Malit gjatë një prononcimi per mediat.
Aurier, 23 vjeçar, mbushi titujt e gazetave muajin e kaluar kur u dënuan me 2 muaj heqje lirie për ushtrim të dhunës ndaj një efektivi policie. Gjithashtu sezonin e kaluar, ai ishte në telashe me klubin për shkak të komenteve të ulëta kundër ish trajnerit të PSG Laurent Blanc, duke përfshirë dhe yllin aktual të Manchester United Zlatan Ibrahimovic,në rrjetet e tij sociale. Ai u pezullua nga klubi për 5 javë, por u rikthye në fushë pasi pranoi se kishte kryer një “gabim trashanik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *