Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

Serbia vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

15 Tetor 10:28

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka biseduar me shefin e delegacionit kinez në Interpol, Daki Duan, lidhur me argumentet e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, njoftoi ministria serbe.

Ministri Stefanoviq po qëndron në Kili, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, nga 15 deri më 18 tetor.

Ai i tha delegacionit kinez, se pranimi eventual i Kosovës do të çojë në një ndarje të thellë të organizatës ndërkombëtare të policisë, dhe rrezikon luftën e ardhshme kundër krimit në botë.

“Anëtarësimi i mundshëm i Kosovës, do të rezultojë në keqpërdorim të Interpolit, dhe se politika do të zëvendësojë punën e policisë”, ka thënë Stafanoviq.

Shefi i delegacionit kinez konfirmoi qëndrimin e pandryshuar të Kinës në lidhje me kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol, thuhet në deklaratë.

Angazhimi i Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare e pati shtyrë qeverinë e Kosovës, që në nëntor të vitit 2018, të vendosë tarifa ndaj mallrave serbe.

Vendosja e tarfiave më pas shkaktoi ndërprerjen e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet të dyja vendeve, që lehtësohej nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

Më 18 shtator, zëvendësministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesit drejt anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL duhet qasur me kujdes, për t’u mos përsëritur situata e njëjtë sikurse vitin e kaluar, kur Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai./REL

Posted Under:
Kosova Rajoni
Tagged:
Interpol Lobime Serbi

Nga e njëjta kategori

AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit të zgjidhet me garë, mes tij dhe një emri nga Vetëvendosje

më shumë...

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

më shumë...

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

më shumë...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.