Subscribe

Serbia duhet të përgjigjet para drejtësisë ndërkombetare dhe të kërkojë falje për krimet e kryera në kosovë.kështu u shpeh presidentja vjosa osmani në 23-vjetorin  e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Liria jonë do të jetë e plot atë ditë kur do të këtë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht këta që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë, edhe sot përserisimin thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare, që mos t’i fsheh kriminelet, që ta pranojë fajin dhe të kërkoje falje”

 

Masakrat që janë kryer sipas Osmanit, tregojnë qartë qëllimin e regjimit serb për “shfarosjen” e popullit shqiptar.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

 

“Në këtë ditë të trishtë për gjithë Kosovën po përkujtojmë një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullatës civile. Në këtë varrezë që e shihni prehen 54 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo masakër e kryer nga forcat serbe tregon qartë qëllimin e regjimit serb për shfarosjen e popullit shqiptar. Secili prej nesh duhet që të vërtetën e Poklekut ta themi kudo, jo vetëm në Kosovë por në çdo vend të botës, në mënyrë që bota të dëgjojë dhe ta shoh dëshminë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur shqiptarët nga Kosova”

 

Masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër  në komunën e Drenasit, njihen si ndër me të medha pasi ushtria serbe ka vrarë e më pas ka djegur 77 shqiptarë, civilë të paarmatosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *