Subscribe

Shtatë muaj pas vendosjes së taksës 100 përqind mbi mallrat nga Serbia, Beogradi zyrtar ka ndërmarrë një iniciative për boshatisjen e dyqaneve në katër komuna në veri të Kosovës të banuara nga serbë. Mediat kosovare kanë nxjerrë në dritë një dokument  të organizatave serbe, ku bëhet thirrje për mbylljen e  dyqaneve ushqimore, vetëm me qëllim që në prag të festës së Vidovdanit më 28 qershor, kur shumë qytetarë nga Serbia shkojnë në veri, të pasqyrohet një gjendje e rëndë humanitare e serbëve të veriut.

 

Në këtë dokument u bëhet apel qytetarëve serbë  që për shkak të mungesave të artikujve, të mos blejnë mallra nga jugu dhe nga shqiptarët. Gjithashtu burimet  mediatike theksojnë se pjesëtarë të organizatave do të qëndrojnë në vigjilencë  për të vëzhguar nga afër situatën, nëse dikush nga qytetarët serbë sjellë mallra nga jugu në veri të Mitrovicës.

 

Ndërkohë Zëvendëskryeministri i Serbisë deklaroi se tregtarët serbë raportuan këtë mëngjes se ka mungese të madh të qumështit, frutave dhe perime, si dhe mielli dhe ushqimet e tjera baze po zhduken në katër komunat në veri të Kosovës.

 

Rezervat e produkteve të tjera ushqimore janë zbrazur. Shumica e tregtarëve thonë se do të kenë disa furnizime deri në fund të javës dhe pastaj nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne do të punojmë në nivel ndërkombëtar dhe do të insistojmë  për heqjen e taksës, ky është një argument shtesë për ne. Ne do të punojmë për këtë çështje politike dhe ekonomike.

 

Një ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se ka prova që ekziston një skenar improvizimi për një krizë humanitare në veri. Haradinaj bëri të qartë se nuk do të lejohet t’u mungojë asgjë qytetarëve, por do t’i dekonspirohen projektet e tilla, që sipas tij janë të çuditshme.

 

Më herët kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve ne veriu Rados Petrovic tha për mediat serbe se situata është shumë e tensionuar dhe se shumë biznese do të jetë e detyruar të mbyllin dyqanet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *