Subscribe

Serbia ka nisur të prodhojë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V duke u bërë kështu vendi i parë në Europë që ndërmerr këtë hap, ndërsa pritet të ndiqet edhe nga Italia në muajt e ardhshëm.

 

Produkti pas prodhimit mund të eksportohet në të gjitha vendet e rajonit. Deri më tani vaksina ruse është administruar në 60 vende të botës, ndërsa efikasiteti i saj është vlerësuar në shkallën e 91.6%.

 

Nga ana tjetër, Danimarka ka ndaluar plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve anësore të rralla, por serioze. Autoriteti Shëndetësor në vend, deklaroi se ekzistonte një rrezik real që një në 40,000 persona të vaksinuar me produktin anglo-suedez, të zhvillonte efekte anësore serioze.

 

Ndërsa vaksina amerikane Johnson & Johnson që merret me vetëm një dozë, vijon të jetë e pezulluar mbi dyshimet për lidhje me mpiksjen e gjakut.

 

Agjencia Europiane e Barnave do të prezantojë përfundimet e hetimit javën e ardhshme. Në këto kushte, Bashkimi Europian ka siguruar 50 milionë doza të tjera vaksinash nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech ndërsa numri i personave të imunizuar në bllok ka tejkaluar 100 milionë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *