Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mustafë Bajrami në studion e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn teksa ka analizuar tensionet e larta në Lindjen e Mesme, tha se Shqipëria dhe Kosova nuk janë të rrezikuara nga sulmet e Iranit.

Mendimin e tij, ai e mbështeti në qëndrimet që kanë mbajtur sëfundmi dy shtetet respektime, Tirana dhe Prishtina, si dhe me faktin se Kosova mbrohet nga forcat e NATO-s.

Bajrami shtoi se as Serbia që po armatoset shumë, nuk e ka atë fuqi sa të merret me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nuk mendoj që do ketë problem serioz për Shqipërinë dhe Kosovën, për shkak të largësisë, por edhe sepse këto vende nuk kanë bërë asnjë veprim që të zemërojnë Iranin. Irani ka proobleme me Izraelin dhe SHBA, që vazhdimisht mundohet të ngushtojë sferën e ndikimit iranian në Lindjen e Mesme. Këto janë qëndrime të qeverive tona, se nuk mund të ketë ndonjë rrezik që mund të na shqetësojë, aq më pak kur flitet për Kosovën, që është e mbrojtur nga forcat e NATO-s. Irani ose do të duhet të “çmendet” për të bërë një akt kundër Kosovës. Edhe Serbia po armatoset dhe qytetarët e vendit tonë rrinë me frikë se mund të sulmohen nga Serbia. As Serbia dhe as Irani nuk kanë forcë për të sulmuar NATO-n”, tha ai./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *