Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria qëndron kritike ndaj mungesës së një reagimi të dytë nga BE për tensionet në veri të Kosovës. Ai ka përforcuar qëndrimin e Tiranës zyrtare, ndaj deklaratës së BE, ku kritikon Prishtinën dhe Beogradin, për sulmin terrorist ndaj uniformave blu në Banjskë të Zveçanit.

 

Rama thekson se nderimi i terroristëve nga Serbia, duhej të pasohej nga një reagim i fortë i Brukselit, ku dënon këtë akt të papranueshëm.

 

“Ky qëndrim i yni natyrshëm nuk është pritur mirë dhe ne jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon”, thekson ai.

 

Kryeministri Rama shton se i ka komunikuar Brukselit se Shqipëria do të linjëzohet me qëndrimin e BE, pasi kjo e fundit të dënojë veprimet dhe mosveprimet e Beogradit.

 

“Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE. Ky fakt ka shkaktuar një pështjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjellë Brukselit, si qëndrim të Shqipërisë pasi jemi përpjekur që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, vrasjen e policit të Kosovës si edhe shaplljen e zisë në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar dicka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit public të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy lidervë të Kosovës dhe Serbisë”, shton ai.

 

Kreu i qeverisë, gjithashtu thekson se nuk hasi në deklaratën e Shefit të Lartë të Diplomacisë së BE, Josep Borrel, që Brukseli të ketë nisur në mënyrë vullnetare hetimet mbi aktin terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *