Subscribe

Kjo e shtunë është heshtje zgjedhore në Serbi, ku të dielën do të votohet për të zgjedhur presidentin e ri dhe nuk priten surpriza, pasi kryeministri Aleksandër Vuçiç është kandidati i favorizuar mes 11 rivalëve.

 

Autoritetet kosovare kanë lejuar që votimet të mbahen edhe në 20 qendra votimi në veri të Kosovës, ku mund të shprehin vullnetin serbët që jetojnë atje.

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të votojnë në këto zgjedhje. Këshilli Kombëtar shqiptar prej disa ditësh ka bërë thirrje për bojkot të tyre, pasi ato nuk do të sillnin asnjë ndryshim për shqiptarët, që diskriminohen nga Beogradi.

 

Të njëjtin apel drejtoi edhe Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa. Kandidatët serbë nuk kanë shfaqur gjatë fushatës interes për të marrë votat e shqiptarëve, pasi askush nuk ka bërë fushatë në Preshevë për programin, apo për të treguar si do të zgjidhen problemet e tyre.

 

Sipas kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, shqiptarëve u mohohet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, ajo për arsimin e lartë, apo dygjuhësia.

 

Edhe këtë herë si në zgjedhjet e shkuara, OSBE do të angazhohet në këtë proces të grumbullimit të votave dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore, ndërsa numërimi i votave do të bëhet në Serbi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *