E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 41 minuta më parë
Video · Bota

Serbia në BE pasi të njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur qartë se “nuk ka asnjë shans që Kosova do të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara, nëse nuk bën marrëveshje me Beogradin”. Gjatë nje interviste për mediat serbe Vuçiç theksoi se nëse çështja e Kosovës do të jetë kusht për t’u bere pjese e BE, atëherë anëtarësimi i Serbisë do te ndodhe mes vitit 2022 ose 2023.

 

 “Çështja e Bashkimit Evropian dhe pyetja nëse çështja e Kosovës do të jetë kusht. Nuk jam optimist për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sepse shoh se si në Prishtinë mendojnë e veprojnë, por njëkohësisht edhe në Serbi ka njerëz që ende ëndërrojnë mite. A jam optimist i madh? Nuk jam. Por do të jap gjithçka nga vetja, edhe nëse ky do të ishte fundi i karrierës sime politike.”

 

Reklamë

Ndërkohe lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës dhe dialogut Prishtinë-Beograd, Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, gjatë një  interviste për Deutsche Welle, tha se Serbia të paktën duhet të sillet e vetëdijshme për pavarësinë e Kosovës.

 

 

Më shumë video

Reklamë