E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Serbia mbyll doganën në Preshevë

Rritja e tarifës prej 100% për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës, ka vënë në lëvizje Beogradin. Qeveria serbe njoftoi mbylljen e terminalit doganor në Luginën e Preshevës me arsyetimin se ditët e fundit është shënuar një rënie E importit dhe eksportit në këtë pikë doganore.

 

Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Financave dhe Ekonomisë së Serbisë njoftoi se terminali do të zhvendoset në Vranjë, rreth 40 km nga kufiri.

 

Reklamë

Mbyllja e terminalit ka shkaktuar reagime në Luginën e Preshevës. Drejtuesit shqiptarë atje e konsiderojnë vendimin e qeverisë serbe si të motivuar politikisht, çka do të sjellë dëme për shqiptarët e Luginës, të cilët përbëjnë rreth 95% të popullsisë së zonës.

 

Prishtina zyrtare ende nuk ka reaguar për kundërpërgjigjen e Beogradit ndaj vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili njoftoi rreth një javë më parë rritjen e taksave në 100% për mallrat serbe.

 

E ndërsa tensionet Kosovë-Serbi janë në rritje, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn pritet të takohet nesër me zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës ku do të diskutojnë për taksën e Prishtinës.

 

 

Më shumë video

Reklamë