Subscribe

Pesë policë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe në pikat kufitare dhe po mbahen pa asnjë sqarim. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Prishtinë.

Mes të ndaluarve është zv/drejtori i policisë, me kombësi serbe Dejan Jankoviç dhe katër efektivë të tjerë.

Jankoviç, i cili vjen nga komuna e Shtërpcës, u ndalua në pikën kufitare Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua  në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

Pas kesaj ngjarje ka reaguar presidentja e Kosoves Vjosa Osmani e cila kërkoi reagim nga faktori ndërkombëtar.

“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani.

Po ashtu  një ditë më parë  udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë.

Autoritetet thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *