Subscribe

Gjykata serbe në Kraleve liron tre policet e Kosovës të arrestuar nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin të hënën para një gjykate në Kralevë.

 

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemido të kthehen tashmë në shtëpitë e tyre.

 

Policia e Kosovës tha se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

 

Mirëpo nga ana tjetër autoritetet serbe pretenduan se tre policët e Kosovës ishin arrestuar brenda territorit serb për shkelje të kufirit.

 

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta jo vetëm nga autoritetet e Kosovës por edhe ndërkombëtaret, të cilët bashkë me kryeministrin Rama kisin kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *