Serbia ka konfirmuar këtë të premte rastin e saj të parë me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Llonçar, tha për mediat se një shtetas serb 43 vjeç është infektuar me virusin e rrezikshëm kinez. Ai kishte udhëtuar në Budapest ku dyshohet se ka marrë sëmundjen.

 

ZLATIBOR LONÇAR


MINISTER I SHENDETESISE

 

“Pacienti është treguar i përgjegjshëm dhe është izoluar menjëherë. Analizat vërtetuan se ai është bartës i koronavirusit. Unë dua t’i siguroj qytetarët e Serbisë së do të bëjmë më të mirën e mundshme, ndaj të jeni absolutisht të qetë, ndaj theksoj se nuk ka nevojë për panic dhe frikë.”

 

Në Greqi Sotiris Tsiodras i organizatës kombëtare të shëndetit public, njoftoi këtë të premte se janë identifikuar 14 raste të reja me koronavirus.

 

Ata janë pjesë e turistëve që udhëtuan në Egjipt dhe Izrael, 31 prej të cilëve u diagnostifikuan një ditë më parë me sëmundjen. “Të infektuarit kanë qënë për disa ditë me radhë në të njejtin autobus”, tha Tsiodras për mediat.

Ndërkohë në vendin fqinj, gjendja shëndetësore e një 66 vjeçari të identifikuar është e rëndë. Ne total me keto raste te reja ne Greqi jane 45 paciente me koronavirus.

Një ditë më parë Bosnje Hercegovina njoftoi 2 rastet e para me koronavirus. Në Greqi situata e 31 të infektuarve paraqitetet e mirë, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për të parandaluar virusin pas frikës se numri i tyre mund të rritet.

Italia po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Të enjten autoritetet raportuan për 148 viktima dhe mbi 3.800 të identifikuar.

Ndërsa këtë të premte, Vatikani bëri të ditur rastin e parë me sëmundjen.

Situata paraqitet kritike edhe në disa vende të tjera të Europës, kryesisht në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

SHBA ka konfirmuar vdekjen  e 14 personave. Zyrtarët deklaruan se vendi po përballet edhe me një mungesë të theksuar të mjeteve për të testuar koronavirusin në një kohë që numri i të identifikuarve vijon të rritet.

Në rang botëror, janë mbi 100 mijë të identifikuar në 80 vende të ndryshme të botës me Kovid 19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3.408.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *