Numri i larte i rasteve  te dhenies se shtetesise serbe  me procedure te pershpejtuar  ka alarmuar Bashkimin Europian.

 

Unioni e sheh me rrezik pasi qytetaret  qe kane  pasaporta te Republikes Serbe  mund te udhetojne pa  u pajisur me viza ne vendet e zones Schengen.

 

Nje zedhenes i Komisionit Europian i tha Radios Evropa e Lire  se  Serbia  si te gjitha vendet  e tjera te rajonit duhet  ti  pershtatet politikes se vizave  te unionit. Problematike  per  BE eshte rritja e numrit te ruseve  qe kane marre  shtetesi  serbe me procedure te pershpejtuar.

 

“Si nga një vend kandidat, nga Serbia duhet që në mënyrë progresive të përshtatet me politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Komisioni është duke monitoruar me kujdes situatën dhe duke shkëmbyer informatat me autoritetet e Serbisë lidhur me praninë e shtetasve të Rusisë në Serbi.”

Numri i qytetarëve nga Rusia që u pajisën me shtetësi serbe me procedurë të pershpejtuar, është më i maadh sesa numri i të gjithë shtetasve të huaj te marre së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *