Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç shpreson që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendosë për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.

Gjatë një vizite zyrtare në Kinë Bërnabic u takua me përfaqësuesit e gjigandit aziatik.

 

Ajo tha se ishte e kënaqur me dy projektet që po zhvillon kompania në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin, transmemton Vizion Plus.

 

Presidenti i kompanise për Evropën, Li Jian , theksoi se Huawei, i cili operon në Serbi për më shumë se një dekadë, kishte një përshtypje shumë pozitive dhe e falënderoi Beogradin  për bashkëpunimin.

 

Ftesa serbe për t’i bërë vend Huaueit në zemër të Ballkanit vjen në kohën kur gjigandi kinez po përballet mevështirësi në biznes, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku janë vendosur sanksione ndaj tij.

 

Washingtoni e kanë vënë në listën e zezë, pasi dyshon se kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar. Por Huawei e ka mohuar akuzën, raporton Vizion Plus.

 

Por ndryshe nga SHBA, kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi ta linte Huawein të merrte pjesë në ndërtimin e rrjetit gjerman 5G. Pas vendimit të Berlinit zyrtar, SHBA  kërcënuan se do te ulin bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

 

Huawei, është një nga tre lojtarët kryesorë ndërkombëtarë në fushën e 5G.

 

Dy të tjerët janë Ericsson dhe Nokia.

 

Kina kishte humbur më parë në garën për futjen e teknologjive 4G. Pas kësaj, Republika Popullore filloi të investojë miliarda tek Huawei  në formën e subvencioneve dhe granteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *