E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Serbia i dhuron Kosovës teste për koronavirus

Ilustrim · Vizion Plus

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.

Ai shtoi se Kosova do t’i sigurojë edhe 2,000 teste nga një marrëveshje e mëhershme.

Hoti tha se të premten do të dihet po ashtu se kush e fiton tenderin edhe për 10,000-13,000 teste të tjera.

Nga 8 shkurti, në Kosovë janë testuar 3,915 persona, nga të cilët 449 kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në territorin e Kosovës janë shënuar 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar, si pasojë e këtij virusi.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, kjo e fundit ka pasur gjithsej 600 teste të enjten./R.E.L

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh