Serbia ekip emergjencash drejt Shqipërisë, gadishmëri edhe nga Merkel

Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur skuadrat e specializuara drejt Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi më herët se të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi.
“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç.”
Mes liderve të shumtë evropiane dhe të balkanit, kryeministri Rama ka zhvilluar një telefonatë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë.
“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.”




