Subscribe

Serbia është vendi i parë në Ballkan që  merr doza të vaksinës Pfizer. Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar, deklaroi se dozat e para do të shpërndahen  këtë javë. Dërgesa e parë do të jetë rreth 5,000 vaksina dhe do të  ndahen fillimisht në shtëpitë e te moshuarve.

Sipas Loncar, Serbia do te marrë këtë kohë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

 

“Është një sukses i madh te jesh një nga vendet e para në bote dhe në Europë se do të bëjnë vaksinën këtë periudhë. Ne ishim një nga vendet e para në botë që nënshkruam një kontratë me “Pfizer”. Unë shpresoj që edhe prodhuesit e tjerë të marrin licencën, dhe qytetarët e Serbisë të kenë mundësinë të zgjedhin vaksinën, e cila do të jetë falas.”

 

Vaksinat janë planifikuar të dërgohen në rajon në dy mënyra. I pari është programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të sigurojnë vaksinën ndërsa i dyti  është përmes shteteve individuale, që do të kenë tepricë vaksinash.

 

Deri më tani programi ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinash, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë. Ndërsa rreth 9 milionë doza të vaksinës janë blerë nga shtete të ndryshme.

 

Një ditë më parë Administratat Amerikane të Ushqimit dhe Barnave miratoi edhe vaksinën e kompanisë Moderna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *