Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza janë mjaftueshëm arsye për Prishtinën dhe Beogradin që të shumëfishojnë përpjekjet për paqe.

 

Në intervistën online nga Vlora për institutin amerikan “Këshilli Atlantik”, kryeministri Edi Rama e quajti njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si çështjen politike më të vështirë që duhet të marrë zgjidhje, në të kundërt vatra e re e konfliktit është pas derës së Ballkanit Perëndimor.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kemi një problem për të zgjidhur, kemi një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo copëz politike më e vështira në rajon ka treguar se është domosdoshmëri në të kundërt, kanë ndodhur hapa pas dhe mangësira të tjera do të vazhdojnë të ndodhin. Në kontekstin më të gjerë në kuadër të agresionit Rus në Ukrainë dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë kufijve tonë.

 

Krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës është zgjidhja tha Edi Rama.

 

Pa dhënë detaje kryeministri paranoi se një pjesë e propozimit të tij për asociacionin është pjesë e draftit të ndryshuar të Bashkimit Evropian dhe të miratuar në parim nga kryeministri Albin Kurti.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk e di saktësisht propozimin e plotë. Ajo që di se unë vetë jam përpjekur të jap kontribut dhe jam i kënaqur të dëgjoj se shumë prej asaj që ishte në propozim është bërë pjesë e draftit. Nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur me marrëveshjen në parim, kjo do të jetë e e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit.

Të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i qeverisë e përmblodhi me këto fjalë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ideja e rajonit si një pasuri e rëndësishme gjeopolitke për BE është materializuar praktikisht.Jemi në një vend ndryshe por kjo nuk nënkupton që anëtarësimi do të vijë shpejt.

 

Në kufirin e hollë që ndan shakanë nga e vërteta, kërshërisë se intervistuesit se kush është Ismail Qemali iu përgjigj.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është gjyshi im. E shikoni ngjashmërinë. Është ati themelues i Shqipërisë është burri që ngriti flamurin e pavarësisë këtu në këtë qytet pak qindra metra nga vendi ku po flas. Në njëfarë mënyre është gjyshi i të gjithë shqiptarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *