Shefi i zyrës për Kosovës në qeverisë e Serbisë, Petar Petkoviç i është përgjigjur deklaratë së ministres së Jashtme gjermane Analene Berbok, e cila tha se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë. Petkoviç tha se për këtë gjë mund të përgjigjet vetëm KFOR dhe askush tjetër.

 

 

PETAR PETKOVIÇ

SHEFI I ZYRËS PËR KOSOVËS

Propozimi i dërgohet komandantit të KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244. Ne do të vlerësojmë gjithçka dhe në kohën e duhur do t’ju informojmë kur qeveria do ta dërgojë zyrtarisht atë kërkesë. Ne po flasim me të gjithë, po mundohemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin është gjithashtu e rëndësishme të bisedojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë.

 

 

Petkoviç theksoi se serbët në barrikada duan të ruajnë paqen, si dhe t’i dërgojnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk mund të dëgjojë se çfarë po ndodh në Kosovë.

 

 

PETAR PETKOVIÇ

SHEFI I ZYRËS PËR KOSOVËS

Serbët në barrikada duan të ruajnë paqen, duan të mbrojnë procesin e Brukselit, duan ti dërgojnë thirrjet e tyre komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk mund t’i dëgjojë për atë që po ndodh në Kosovë. Ndërkombëtarët nuk duan të shohin çfarë po ndodh në të vërtetë në veriu ku Kurti po punon për ta pushtuar atë me polici.

 

 

Petkoviç vuri në dyshimi edhe sulmin e serbëve mbi KFOR duke thënë se ata nuk kanë arsye për të bërë të tilla veprime dhe se ato mund të jenë trillime të Prishtinës.

 

 

Ndërkohë sot Prishtinën e viziton Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët do të zhvillojnë një sërë takimesh të nivelit të lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *