E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Serbia armatoset sërish, prezanton dhuratat ushtarake nga Rusia

Serbia vijon të trazojë politikën në Ballkan dhe të ngrejë shqetësime për sigurinë me modernizimin e ushtrisë. Vetëm pak javë pas blerjes së një sistemi raketor francez, mbërriti edhe kontigjenti i parë i ndihmave ushtarake nga Moska me tanke dhe mjete të blinduara të cilat Rumania nuk i lejoi javën e kaluar të kalonin tranzit në territorin e saj për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.

 

Reklamë

Presidenti serb Aleksander Vuçiç falenderoi homologun rus Vladimir Putin për modernizimin e ushtrisë së vendit të tij, por nuk sqaroi se si kishin mbërritur pajisjet ushtarake.

 

 “Do ta përsëris për ata që nuk e dine, armët janë dhuratë, mjete plotësisht moderne nga Rusia. Ne nuk kemi paguar për to. Rusia ka paguar për modernizimin e forcave dhe unë i falenderoj. Kjo e shton dukshëm aftësinë tonë ushtarake. Për ne është e rëndësishme që respektuam ligjet ndërkombëtare dhe arritëm të sillnim pajisjet ushtarake në territorin tonë. Si dhe në çfarë mënyre e bëmë, është puna jonë”.

 

Ndihmat ushtarake nga Rusia për Serbinë kanë shkaktuar shqetësime në Perëndim se mund të rrezikojnë paqen e brishtë në Ballkan.

 

Serbia ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë heikopterë luftarakë dhe transporti si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

 

Më shumë video

Reklamë