E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

“Serbia, agresion ndaj Kosovës”, Pacolli: Rreziku nga ndërhyrja ruse mbetet i lartë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur I shqetësuar për agresionin e vazhdueshëm sipas tij të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Në konferencën rajonale të organizuar në Beograd, janë prezantuar në ekran tekste të cilat cenojnë pavarësinë e Kosovës.

 

Reklamë

Behgjet Pacolli: Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste. Ne nuk mund t’i pranojmë ato, sepse kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës. Kundër pavarësisë së Kosovës, kundër njerëzve të Kosovës. Një gjë e tillë është e pa pranueshme dhe ne e dënojmë fuqishëm.

 

Kryediplomati u ndal dhe te influence ruse e cila sipas tij po ndikon që Kosova të mos njihet si shtet.

 

Rusia ka një influencë jashtëzakonisht të madhe strategjike dhe domeni I tyre është mbrojtja. Atyre nuk ju mungojnë mjetet që të investojnë në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto e kanë komplikuar situatën. Besoj se duhet të lobohet.

 

Lidhur me taksen ndaj mallrave serbe Pacolli tha se ajo e ka vështirësuar marrëdhënien jo vetëm me Serbinë dhe Bosnjën por edhe me Greqinë.

 

 

Më shumë video

Reklamë