Subscribe

Zhvillimet e fundit ne Kosove detyruan presidentin e Serbisë Tomosilav Nikoliç te mblidhte këtë te hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Dy çështjet e diskutuara ishin planet e Prishtinës per krijimin e ushtrisë se Kosovës dhe rezoluta e miratuar javën e kaluar ne parlament qe ben thirrje per ngrirje te dialogut me Serbinë.

 

Ne takim morën pjese kryeministri Vuçiç, disa ministra te kabinetit qeveritar, shefi i shtabit te Forcave te Armatosura, drejtoret e policisë dhe agjencive te sigurisë e inteligjencës, si edhe drejtori i zyrës per Kosovën, Marko Djuriç.

 

Autoritetet serbe theksuan se do te angazhohen me te gjitha mjetet politike dhe diplomatike për te kundërshtuar krijimin e ushtrisë se Kosovës dhe per te mos lejuar destabilitetin politik.

 

Ata vlerësuan se situata ne Kosove është shqetësuese per shkak te ndërprerjes se dialogut dhe projektligjit te FSK-se, ndërsa rajoni mbetet i trazuar.

 

Beogradi ka reaguar me shqetësim përballe planeve te Kosovës per transformimin e FSK nga një force civile ne ushtarake, duke theksuar se Prishtina po kryen veprime anti-kushtetuese, qe cenojnë stabilitetin ne rajon.

 

Me herët, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ishte deklaruar i gatshëm per te vijuar dialogun me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *