Vetëm pak ditë përpara zyrtarizmit të qeverisë së re në Mal të Zi, Podgorica dhe Beogradi gjenden në mesin e tensioneve të përshkallëzuara pas vendimit për të përzënë ambasadorët respektivë. Një ditë më parë, ministria e jashtme malazeze njoftoi se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviq, është shpallur person “i padëshiruar” dhe i është kërkuar largimi nga vendi.

Ministria sqaron se Bozhoviq ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike duke ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zyrës diplomatike.

I shpejtë ishte edhe reagimi i Beogradit. Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se ajo veproi në një mënyrë reciproke duke e shpallur person “non grata” dhe duke dëbuar nga vendi Ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Millosheviq.

Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti të përbashkët deri para mbajtjes së referendumit për pavarësi në vitin 2006.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *