Autoritetet serbe liruan nje muaj pas arrestimit drejtorin e policisë se Kosovës per rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi. Ai ishte ndaluar ne 29 shtator ne piken e kalimit kufitar te Konçulit pas nje urdherarresti te Gjykatës se Nishit. Prokuroria serbe pushoi hetimet ndaj tij për veprën penale te terrorizmit. Thaçi ishte akuzuar se ne dhjetor te vitit 1999 kishte kërcënuar nje familje serbe, e cila me pas u zhvendos nga Kosova, por pjesëtare te saj deklaruan se nuk behej fjale per ta. Arrestimi i Thaçit u prit me zemërim ne Kosove, ku parlamenti miratoi nje rezolute përmes se cilës kërkohej lirimi i menjëhershëm i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *