Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua me homologun serb Ivica Daçiç. Fokusi ishte bashkëpunimi ekonomik në fushën e energjisë dhe transportit, zhvillimet në rajon, si dhe perspektiva evropiane e Serbisë.

 

Gjatë konferencës për shtyp, Kryediplomati grek Nikos Kotzias i pyetur nëse do të funksionojë konsullata e Kosovës në Athinë, u përgjigj se kjo çështje është diskutuar dhe është marrë iniciativë për një zyrë tregtare dhe jo një zyrë diplomatike. Daçiç falenderoi Greqinë që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe u shpreh se Serbia është e gatshme dhe dëshiron  të zgjidhë mosmarrëveshjet me Prishtinën.

 

Gjithashtu Kryediplomati serb u shpreh se ishte gabim i Serbisë që njohu Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me këtë emër.

 

Mbrëmjen e se martës Nikos Kotzias u prit në një atmosferë vëllazërore nga homologu i tij Daçiç në një darkë ku ky i fundit e surprizoi duke kënduar një këngë të njohur greke dhe sipas traditës së buzukut grek u thyen pjata.

 

Ministri i jashtëm grek u takua edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Ndërkohë, turi i Kotzias do te vijoje me dy ndalesa te tjera ne Ohër dhe Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *