Subscribe

Edhe sot, që prej orëve të para të mëngjesit, protestuesit serbë janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Ata përsëritën kërkesat për tërheqjen e forcave speciale, si dhe largimin e kryetareve të rinj. Tubuesit shpalosën gjithashtu një flamur të madh të Serbisë.

 

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it vendosën tela me gjemba rreth komunës, ndërsa po mbështeten edhe nga trupat e policisë së Kosovës.

 

Mbrëmjen e djeshme, sekretari i përgjithshëm, Stoltenberg, njoftoi se NATO do të rrisë numrin e trupave në Kosovë me 700 forca. Sipas tij, dhuna është duke e kthyer mbrapa Kosovën dhe gjithë rajonin.

 

JENS STOLTENBERG

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I NATO

 

 “Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkretë për ulje të tensioneve, të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, si rrugë e vetme për paqe afatgjatë”

 

Edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, përsëriti thirrjen për ulje të tensioneve.

 

ANTONY BLINKEN

 

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

 

“Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, i acaroi thellë dhe pa nevojë tensionet. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t’i kryejnë detyrat e tyre në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre. Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin nivelin e gadishmërisë së forcave ushtarake serbe dhe t’i bëjnë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme.”

 

Ndërkohë, ministri serb i mbrojtjes tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet shumë e rrezikshme dhe se Forcat e Armatosura do të jenë në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *