Partia serbet e Kosovës ka njoftuar vetëm tre ditë para votimeve, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të se dielës.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Aleksandër Jabllanoviç. Ai ka thënë se po tërhiqen, pasi nuk ka kushte të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, duke përmendur faktin se votimi do të bëhet në kontejnerë.

 

“Nuk është klima e duhur për të shkuar në zgjedhje nën shoqërimin e policisë së Kosovës. Nuk janë 18 qendra, por janë tre. Kjo nuk na është komunikuar kur kemi aplikuar për zgjedhje”

 

Megjithatë, Jabllanoviç tha se ky vendim nuk do të ketë pasoja për partinë.

 

“Ne nuk e ndryshojmë politikën. Kundërshtari ynë politik është Lista Serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtari ynë është shteti i Serbisë apo Qeveria e Serbisë. Kundërshtari ynë nuk është Aleksandër Vuçiç.”

 

Kryetari i partisë “Serbët e Kosovës” iu ka bërë thirrje edhe mbështetësve të tij të mos dalin në votime, ndërsa ka mohuar që të ketë pasur presion për marrjen e vendimit të tërheqjes.

 

Me largimin nga gara të kësaj partie, katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të kenë vetëm një kandidate të pavarur serbe, e cila garon për komunën e Sveçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *