E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Serbët, të tmerruar nga bashkimi”

Zyrtaret serbe vazhdojnë te komentojnë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, sipas te cilit dështimi i integrimit ne BE te Ballkanit Perëndimor, do te çonte ne krijimin e unioneve te vogla. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, theksoi për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, se serbët që jetojnë në Kosovë janë tmerruar nga ideja e tij dhe e presidentit te Kosovës, Thaçi, për Shqipërinë e madhe. Por ai shtoi se një gjë të tillë Serbia nuk do ta lejonte kurrë. Nëse deklarata do të përkthehej në një veprim konkret, kjo do te çonte sipas tij në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Gjuriç ka përsëritur shqetësimin e Serbisë se askush nga BE nuk  po reagon per deklaratën e Rames, Siç ndodhi edhe pas vendimit te Prishtinës per të ndërprerë dialogun me Beogradin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë