Djetëra persona janë mbledhur në pikën kufitare të Jarinjës për të protestuar në mbështetje të serbëve të Kosovës. Ata janë grumbulluar në anën serbe të kufirit ndërsa me pankarta në duar kanë hedhur parrulla kundër shqiptarëve.

 

 

“Kosova është zemra e Serbisë”, ka qenë njëra prej tyre, ndërkohë që i është vënë flaka edhe një pankarte ku shkruhej: “Marrëveshja e Brukselit”.

 

 

Thirrja për protestë është bërë nga grupet e djathta serbe siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe grupet terroriste ruse ai Vagner dhe Ujqërit e Natës.

 

Policia serbe ka vendosur një kordon mes tyre disa metara larg pikës doganore ndërsa në anën kosovare ndodhen të satcionuara trupat e KFOR.

 

 

Këto të fundit kanë deklaruar se prania e tyre në veri është shtuar ndërsa ështrë planifikuar që së shpejti të nisë edhe një stërvitje e KFOR në Novoselë për tiu përgjigjur çdo të papriture që mund të sjellë terreni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *