E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Serbët mblidhen sërish për të protestuar/ Osmani dhe Vuçiç do takohen sot me Scholz dhe Macron

Edhe ditën e sotme serbët do të dalin për të protestuar në tre komunat veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave të këtyre komunave.

 

Por këto tensione në veri të Kosovës kanë sjellë edhe disa reagime të ndërkombëtarëve, të cilët kanë kaluar përgjegjësinë mbi Prishtinën zyratre.

 

Presidentja e Kosovës do të zhvillojë sot një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Macron, i cili theksoi se do të takohet edhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Takimet do të organizohen në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

 

Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdo të lexosh