Subscribe

Serbët e Kosovës janë pro idesë së kreut të shtetit Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për ndarjen. Këtë qëndrim e beri publik nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç për mediat në Beograd. Sipas tij, një marrëveshje për ndarje të Kosovës do të garantonte më shumë liri dhe të drejta për pakicat në të dyja vendet.

 

“Kur flasim për ide të ndryshme më duhet të përsëris fjalët e presidentit Vuçiç, se jemi një milje larg nga zgjidhja. Ne tashmë jetojmë në dekadat e pasigurisë dhe në qoftë se ka ndonjë shans për përfitim tek serbët e Kosovës, unë jam i sigurt se do ta mbështesim. Tani për tani nuk i di detajet e marrëveshjes. Sot po negociojmë diçka që mund të përmirësojë pozitën e serbëve në veri dhe në jug, e cila varet nga negociatat. Ekipi ynë negociator vazhdimisht ka përsëritur se ai ishte i gatshëm për kompromis, por për këtë është e nevojshme të jenë të gatshëm dhe në Prishtinë”

 

Deputeti i parlamentit te Kosovës Simiç theksoi se kërkesa e serbëve të Kosovës është të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme.

 

“Kërkesa jonë është që Presidenti Vuçiç të luftojë në këtë mënyrë për të arritur një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme që do të garantojë paqen dhe sigurinë.  Konfliktet u krijuan, sepse nuk kishte dialog. Por gjashtë vitet e fundit është bërë progres i madh në saje të presidentit Vuçiç dhe ekipit tonë negociator, duke hyrë kështu në një fazë që të diskutojmë interesat legjitime të serbëve në Kosovës”

 

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ka shkaktuar një debat të madh në Prishtinë, ndërsa propozimi është mbështetur edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç , i cili është shprehur më herët se “nuk ka një zgjidhje” mes Prishtinës e Beogradit “pa dhimbje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *