Beogradi zyrtar po mbështet vetëm Listën Serbe në zgjedhjet e 11 qershori në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë, kanë dalur kundër mbajtjes së zgjedhjeve.

 

 

Nga komuniteti serb, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit garojnë gjashtë subjekte politike me 99 kandidatë.

 

 

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, sipas modelit të projektuar nga Beogradi, Lista Serbe grumbulloi në vete të gjitha subjektet serbe, duke garuar në zgjedhje vetëm me një listë.

 

 

Por, ndërkohë kanë ndodhur ndryshime. Tani ka disa parti dhe nisma qytetare që kanë dalë ngakjo listë dhe garojnë si të vetme, përcjell “Rel”.

 

 

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga komuniteti serb garojnë edhe Iniciativa Qytetare për Prosperitet e Sllavisha Petkoviqit dhe Partia Popullore e Aleksandar Gjuriçit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *