E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Senida Mesi në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Në cilësinë e vendit kryesues, Sllovenia mirëpriti dje dhe sot “Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ku temat kryesore ishin prioritetet e presidencës sllovene që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

 

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, në fjalën e saj nënvizoi se Shqipëria është maksimalisht e angazhuar në bashkëpunimin rajonal si një instrument thelbësor në integrimin e mëtejshëm në bashkimin evropian.

 

Ajo shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE përforcon lidhjet brenda rajonit, dhe në raport me BE-në ofron një perspektivë të qartë për të ardhmen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë