E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Sport

Senegali krenon afrikën dhe ëndërron kualifikimin

 

Grupi H, deri më tani ka prodhuar rezultate me surprise në xhiron e parë të ndeshjeve.

 

Pas fitores së Japonisë kundër Kolumbisë, ishte Senegali që  befasoi duke mundur Poloninë me rezultatin 2 me 1.

Reklamë

 

Fitore plotësisht e merituar e afrikaneve të cilët tani kanë të gjithë të drejten të kenë më shumë oreks dhe të shpresojnë të kalojnë në 16 më të mirët e botës.

 

Senegalezet kanë të drejtën të krenohen përsa kohe janë deri tani ekipi I vetëm I kontinentit afrikan që ka fituar në këtë edicion të kupës së botës.

 

Polonia zhgënjeu totalisht duke mos rrezikuar thuajse asnjëherë në pjesën e parë portën kundërshtare pavarësisht elementeve cilësore ne organike, mbi të gjitha Levandovski. Tek Senegali , vemendja ishte përqëndruar tek kapiteni Sadio mane, por protagonist I m,adh ishte Mbajë Niang.

 

Ish sulmuesi I Milanitg ishte protagonist në rastin e avantazhit në minutën e  38 pasi këmbënguli për të rikuperuar një top që më pas falë goditjes se Gueje u devijua në porte nga Cionek,,. I pafat mbrojtësi polak.

 

Në pjesën e dytë polaket bëjnë një tjeter gabin, këtë herë me Krycoviak I cili ia dorëzon vetë topin Niangut që dyfishon shifrat.

 

Shumë vonë goli me kokë I Krycoviak në fund që rihapi sfiden por që nuk shmangu dot humbjen e polakeve të cilët me 24 qershor, në sfiden e dytë në grupin H do të ketë një ndeshje për jetë a vdekje kundër Kolumbisë, duke qënë se edhe amerikano-latinet kanë 0 pike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë