Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve, MMR synohet...

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien...

Hashim Thaçi mbetet në qeli, Haga nuk pranon më...

Motori i avionit merr flakë pas përplasjes me një...

“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama: Shqipëria e...

Nesër ndodh eklipsi diellor, ja vendet më të mira...

Bashar al-Assadi dënohet me vdekje, në mungesë

Tirana i përgjigjet Beogradit: E ardhmja nuk qëndron në...

Kryediplomati serb i përgjigjet Ramës: Ibri nuk kalon në...

Shpresë mes rrënojave në Kolumbi, nëna dhe foshnja 6...

Senatorja amerikane viziton Kosovën, takohet me Haxhiun dhe komandantin e KFOR-it

11 Gusht 13:53

Senatorja amerikane, Joni Ernst, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku më 11 gusht është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Haxhiu tha se me senatoren republikane nga Ajova ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Haxhiu shkroi në Facebook se Ernst është një mike e dëshmuar e Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ernst po e viziton Kosovën në një kohë të ngërçit institucional, pasi partitë politike dështuan ta konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të qershorit, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa vendi ka një ushtruese të detyrës së presidentes dhe një kryeministër në detyrë.

Deri në publikimin e këtij lajmi, senatorja Ernst nuk kishte bërë deklarata publike për përmbajtjen e takimeve të saj në Kosovë.

Haxhiu njoftoi se e ka dekoruar Ernstin me Medaljen Presidenciale të Meritave për, siç tha, kontributin e saj në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Ernst është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Armatosura të Senatit amerikan.

Gjatë së martës, ajo vizitoi edhe selinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Camp Film City në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i misionit, Ulutash.

KFOR-i njoftoi për takimin, por nuk dha hollësi për temat e diskutuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë kishte njoftuar një ditë më herët për mbërritjen e Ernstit në Kosovë. Sipas Ambasadës, ajo mori pjesë në takime në selinë diplomatike amerikane dhe vizitoi Manastirin e Graçanicës, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Gjatë vizitës në Graçanicë, Ernst u takua edhe me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, sipas njoftimit të Dioqezës Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe.

Dioqeza tha se Teodosije i ka shprehur senatores shqetësime lidhur me pozitën e komunitetit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe me zhvillimet e fundit të sigurisë.

Sipas saj, në takim u diskutua edhe për fillimin e integrimit gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit, si dhe për situatën në urën mbi Ibër në Mitrovicë.

KFOR-i njoftoi më 10 gusht se ka nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, si dhe “integrimin gradual” të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit.

Teodosije ka kërkuar që KFOR-i të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë në këto zona, duke argumentuar se niveli i besimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve mbetet i ulët.

Ernst e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2021. Në një intervistë të atëhershme për Radion Evropa e Lirë, ajo kishte shprehur mbështetje për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie, për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo kishte paralajmëruar gjithashtu për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
haxhiu kosove

Nga e njëjta kategori

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve, MMR synohet të ndahet në tre doza

më shumë...

Mungesa e rrugës izolon banorët, fshati Lavdar 15 kilometra larg Korçës po braktiset

më shumë...

Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh në “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës” në Shkodër

më shumë...

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien ndesh me dialogun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:51

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve,...

2:50

Mungesa e rrugës izolon banorët, fshati Lavdar...

2:42

Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh...

2:42

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat...

2:26

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar Lurë-Mali...

2:10

“Porsche” përplaset me “Benz” në aksin rrugor...

2:07

Hapet cikël i ri, 3 shenjat e...

1:57

Hashim Thaçi mbetet në qeli, Haga nuk...

1:53

Senatorja amerikane viziton Kosovën, takohet me Haxhiun...

1:52

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon...

1:46

Motori i avionit merr flakë pas përplasjes...

1:29

Çfarë tregon shenja e horoskopit për fëmijën...

1:22

Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë, shoferi i...

1:21

“Smart City” shtrihet në terren, Lamallari: Pas...

1:08

Trajleri përplaset me autobusin në aksin Elbasan-Peqin,...

1:06

Candida auris, kërpudha që jeton në heshtje...

1:02

Ushtria në “luftë” me zjarret, Nufi: Avioni...

12:35

“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama:...

12:31

Nesër ndodh eklipsi diellor, ja vendet më...

12:26

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.