Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë...

“Dritë në fund të tunelit” për Anis Mehmetin, trajneri...

“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”, Shefi i...

Zjarr në Gostimë të Cerrikut, flakët rrezikojnë banesat

Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade gati të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan, rrezikohen banesat,...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte...

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në...

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik...

Senatorja amerikane: Radoiçiç duhet të arrestohet për sulmin në Banjskë

18 Shkurt 16:45

Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Millan Radoiçiç duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit.

Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është takuar ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se sa i përket Radoiçiqit, palët duhet të bashkëpunojnë.

“Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radoiçiç dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe tre sulmuesve serbë], tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo gjatë një paneli që kishte në fokus situatën në Ballkan.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve që pasuan në këtë fshat të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serb.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Prishtina po ashtu ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë Radoiçiç.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për urdhërarrestime.

Pas ngjarjeve në Banjskë, Serbia e la të lirë Radoiçiqin, por me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia, e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, deklaroi Sveçla më 16 shkurt.

Disa ditë sulmit, Sveçla kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se mbi “80 terroristë” kishin qenë të përfshirë në të.

Gjatë panelit të diskutimit në Munih, senatorja demokrate Shaheen, e cila në të kaluarën ka vizituar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, tha se është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të përqendrohen në atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, qoftë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, në situatën në Bosnje e Hercegovinë apo në procesin e zgjerimit të BE-së.

Sa i përket temës së fundit, ajo tha se shtetet që ndërmarrin vendime të vështira dhe bëjnë reforma, duhet të shpërblehen në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

“Ne po ndërtojmë një koalicion në Senat për nevojën se ne duhet të mbështesim përpjekjet në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Shaheen shtoi se do të vazhdojë të shtyjë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të mbështesë përpjekjet për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Dua të theksoj se këto përpjekje diplomatike janë publike dhe private. Pra, ka gjëra që ndodhin në prapaskena që ndihmojnë në ‘lëvizjen e topit’ në mënyrë që të lëvizin gjërat që thuhen publikisht”, tha Shaheen.

Kosova e konsideron SHBA-në aleaten më të madhe të saj. Por, së fundi raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë tendosur pasi Kosova nisi zbatimin e një rregulloreje për pagesa me para të gatshme, që përjashton përdorimin për pagesa të dinarit serb – valutë që përdoret nga popullata serbe në Kosovë.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se mospërfillja e kërkesës së tyre për shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.

SHBA-ja ka argumentuar se rregullorja është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që mund të ketë te popullata serbe në Kosovë.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. /REL/

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Amerikane banjske radocic senatorja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

më shumë...

Zjarri në Qafën e Koshovicës, rrezikohet përfshirja e një lokali nga flakët

më shumë...

Zjarr në fshatin Bilaj, rrezikohen disa banesa, banorët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

më shumë...

Krujë/ Zjarr në zonën e Grepëzit, era favorizon flakët, rrezikohen banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:55

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit...

5:52

Zjarri në Qafën e Koshovicës, rrezikohet përfshirja...

5:44

Zjarr në fshatin Bilaj, rrezikohen disa banesa,...

5:14

Krujë/ Zjarr në zonën e Grepëzit, era...

5:12

“Dritë në fund të tunelit” për Anis...

5:03

“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”,...

4:56

Zjarr në Gostimë të Cerrikut, flakët rrezikojnë...

4:48

Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit

4:42

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:33

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade...

4:06

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan,...

3:53

Sa kafe mund të pimë në ditë?...

3:45

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona...

3:41

Lamallari në Kukës: Siguria nis nga komuniteti,...

3:34

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës,...

3:30

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për...

3:28

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon...

3:14

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga...

3:06

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në...

3:03

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja...

Më të klikuarat

  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.